Turqia

Presidenti Erdoğan priti në takim Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës

Takimi në Kompleksin Presidencial u zhvillua i mbyllur për media

Özcan Yıldırım  | 22.04.2025 - Përdıtësım : 22.04.2025
Presidenti Erdoğan priti në takim Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës

Ankara

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan ka pritur në takim Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset, raporton Anadolu.

Takimi në Kompleksin Presidencial u zhvillua i mbyllur për media.

Në takim ishin të pranishëm edhe kryediplomati turk Hakan Fidan, kreu i Drejtorisë së Komunikimeve pranë Presidencës së Türkiyes, Fahrettin Altun dhe kryekëshilltari i presidentit për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Akif Çağatay Kılıç.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın