Turqia

Presidenti turk Erdoğan takon homologun iranian Pezeshkian në Kajro

Takimi u mbajt në margjinat e samitit të 11-të të grupit D-8 në kryeqytetin egjiptian Kajro

Muhammed Yasin Güngör  | 19.12.2024 - Përdıtësım : 19.12.2024
Presidenti turk Erdoğan takon homologun iranian Pezeshkian në Kajro

Istanbul

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan u takua sot me homologun e tij iranian, Masoud Pezeshkian, transmeton Anadolu.

Takimi u mbajt në margjinat e samitit të 11-të të grupit D-8 në kryeqytetin egjiptian Kajro, njoftoi Presidenca e Türkiyes.

Nuk u dhanë detaje të mëtejshme.

Samiti D-8, i titulluar "Investimi në të rinjtë dhe mbështetja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme: Formimi i ekonomisë të së nesërmes", u hap sot në Kajro.

Grupi D-8 u krijua në Istanbul në vitin 1997 për të forcuar marrëdhëniet ekonomike dhe sociale midis vendeve anëtare, respektivisht Türkiyes, Egjiptit, Nigerisë, Pakistanit, Indonezisë, Bangladeshit, Iranit dhe Malajzisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.