Presidenti turk uron Azerbajxhanin për Ditën e Flamurit Kombëtar
“Përgëzoj mikun, vëllanë dhe partnerin tonë të besueshëm Azerbajxhanin në Ditën e Flamurit Shtetëror”, tha presidenti Recep Tayyip Erdoğan
Istanbul
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka uruar sot Azerbajxhanin me rastin Ditës së Flamurit Kombëtar, transmeton Anadolu.
“Përgëzoj mikun, vëllanë dhe partnerin tonë të besueshëm Azerbajxhanin në Ditën e Flamurit Shtetëror më 9 nëntor dhe përcjell përshëndetjet dhe dashurinë time për gjithë popullin e Azerbajxhanit nëpërmjet vëllait tim të dashur, presidentit Ilham Aliyev”, tha Erdogan në X.
Azerbajxhani shpalli pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991 dhe Këshilli i Lartë njoftoi se flamuri blu, i kuq dhe jeshil me një yll me tetë cepa dhe gjysmëhënë do të ishte flamuri kombëtar i republikës së re.
Më 17 nëntor 2009, presidenti Ilham Aliyev nënshkroi një dekret për shpalljen e 9 nëntorit si Dita e Flamurit Kombëtar.