Muhammed Enes Can
11 Mars 2017•Përditësim: 12 Mars 2017
STAMBOLL (AA) – Prokuroria turke ka filluar hetimet lidhur me rrëzimin dje të helikopterit në lagjen Buyukcekmece të Stambollit, ku si pasojë humbën jetën shtatë persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Për këtë rast janë emëruar dy prokurorë, në praninë e të cilëve tashmë është zbatuar hetim në vend ngjarje ku është rrëzuar helikopteri. Hetimet e para tashmë janë zbatuar, ndërsa prokurorisë do t’i përcillet edhe raport.
Pritet një hetim i detajuar edhe për mbetjet e helikopterit të cilat janë gjetur pas aksidentit.
Helikopteri i llojit Sikorsky, në pronësi të një kompanie private, i cili fluturoi nga aeroporti ndërkombëtar Ataturk, u rrëzua dje paradite në lagjen Buyukcekmece, në pjesën evropiane të Stambollit.
Siç tha dje zëvendëskryeministri turk, Numan Kurtulmus, fatkeqësia ndodhi për shkak të mjegullës kur helikopteri goditi në kullë, ku më pas edhe u rrëzua.
Gjatë rrëzimit të helikopterit humbën jetën shtatë persona, në mesin e të cilëve katër shtetas rusë.