Durmuş Genç,Sabri Kesen,Osman Akça
02 Gusht 2017•Përditësim: 02 Gusht 2017
MUGLA (AA) – Në ujërat e Bozburunit në qarkun Marmaris në Mugla të Turqisë është përmbytur një varkë turistike, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra, dëshmitarët e përmbytjes së varkës në qarkun Marmaris kanë njoftuar autoritetet.
Në rajonin ku është përmbytur varka nga shkaqe ende të panjohura janë dërguar ekipet e Komandës së Sigurisë Bregdetare të Marmarisit.
Ekipet e sigurisë bregdetare kanë arritur të shpëtojnë 8 nga 11 persona sa ndodheshin në varkë.
Ndërkohë vazhdojnë punimet për shpëtimin e 3 personave të tjerë të cilët mendohet se kanë mbetur nën varkë.