Firdevs Bulut
30 Prill 2020•Përditësim: 01 Maj 2020
Një varg dritash u panë në qiellin e Turqisë të mërkurën në mbrëmje pasi SpaceX lançoi një seri të satelitëve të internetit Starlink, raporton Anadolu Agency (AA).
Satelitet u panë me sy të lirë në qiell nga provinca bregdetare mesdhetare e Mersinit në orën 20:26 sipas kohës lokale (17:26 me orën e Evropës Qendrore).
Ata u shfaqën për të paktën 5 minuta mbi malet Toros (Taurus) në Mesdhe.
Satelitet u lançuan në mënyrë periodike dhe fluturonin në orbitën e ulët të Tokës.
Secila me një peshë prej rreth 230 kilogram, 60 satelitë u lançuan për të siguruar internet me kosto të ulët në vendet e largëta.