Alptekin Soykan
29 Tetor 2015•Përditësim: 29 Tetor 2015
STAMBOLL (AA) - Në disa rajone të Stambollit janë arrestuar 10 persona në kuadër të operacioneve të ndërmarra kundër organizatës terroriste DAESH, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra mësohet se ekipet e anti-terrorizmit të Drejtorisë së policisë në Stamboll në rajonin Bağcılar kanë arrestuar 10 persona. Të dyshuarit më pas janë dërguar në spitalin Haseki për t'iu nënshtuar ekzaminimit mjeko-ligjor.
Ndërsa pas ekzaminimit mjeko-ligjor në spital të njëjtit do të dërgohen në Drejtorinë e policisë së Stambollit.