Ekrem Payan
11 Nëntor 2018•Përditësim: 12 Nëntor 2018
SIRNAK (AA) – Së paku dy ushtarë kanë rënë dëshmorë, ndërsa pesë të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi terrorist në Juglindje të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarë ushtarakë në kushte anonime njoftuan se sulmin e kryen pjesëtarët e organizatës terroriste PKK në malin Gabar, në provincën turke Sirnak.
Burimet e njëjta lajmërojnë se sulmi është kryer përmes mjetit shpërthyes improvizues, që shpërtheu në momentin e kalimit të patrullës ushtarake e cila kryente operacion antiterrorist në këtë rajon.
Gjatë sulmit humbën jetën dy pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Turqisë, ndërsa gjashtë të tjerë u plagosën.
Të plagosurit me helikopter u transferuan në spitalin në Sirnak, ndërsa forcat turke filluan kërkim të gjerë për sulmuesit.
PKK është një organizatë separatist e cila gjendet në listën e grupeve terroriste në Turqi, Bashkimin Evropian dhe SHBA. Gjatë fushatës tredekadëshe terroriste kundër Turqisë, terroristët e PKK-së vranë së paku 40 mijë persona.