Hamdi Çelikbaş
11 Dhjetor 2018•Përditësim: 11 Dhjetor 2018
ANKARA (AA) – Një tërmet prej 4,2 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur Detin Egje, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve në faqen e internetit të Kryesisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave e Turqisë (AFAD), në ujërat e rajonit Magnesia të Greqisë ka ndodhur një tërmet me fuqi prej 4,2 ballë.
Tërmeti është regjistruar në një thellësi 10 kilometra nën tokë.