Fahri Aksüt
26 qershor 2020•Përditësim: 26 qershor 2020
Dy punonjës të një kompanie ujësjellësi dhe kanalizimi në provincën juglindore turke Hakkari u plagosën në një sulm të terroristëve të PKK-së, njoftuan burimet e sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Grupi terrorist PKK sulmoi punëtorët me armë me tyta të gjata dhe raketa, thanë burimet në kushte anonimiteti.
Të plagosurit janë dërguar në qendër të qytetit me helikopter për t'u trajtuar në spitalin shtetëror.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.