Meltem Bulur
06 qershor 2018•Përditësim: 07 qershor 2018
ANKARA (AA) - Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka dërguar 5 mijë pako ushqimore për muslimanët e Arakanit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate me shkrim nga TIKA mësohet se ndihmat pavarësisht vështirësisë së qasjes ato kanë mbërritur në kampet dhe fshatrat në katër zona të ndryshme të Arakanit.
Pasi janë përcaktuar familjet me nevojë emergjente, TIKA përgatiti 5 mijë pako ushqimore me produkte të ndryshme për 25 mijë muslimanë të Arakanit duke i dërguar ato në 22 kampe të ndryshme. Po ashtu ajo ka shtruar iftar edhe për 500 banorë të Arakanit.
TIKA gjithashtu dërgon vakte të ngrohta çdo ditë për 30 mijë muslimanë të Arakanit që ndodhen në kampet në Bangladesh.