Burak Karacaoğlu
15 Tetor 2017•Përditësim: 16 Tetor 2017
IDLIB/ANKARA (AA) - Forcat e Armatosura Turke (TSK) të cilat janë vendosur në vijën Idlib-Afrin me qëllim për të ndjekur armëpushimin në Siri, vazhdojnë punimet për përforcimin e pikave të vëzhgimit ku janë vendosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informimit të bërë nga gazetarët e AA-së në "rajonet jokonfliktuale" të krijuar për uljen e tensioneve në Idlib, bëhet e ditur se makineritë po punojnë edhe natën për t'i bërë të përshtatshme për mbrojtje këto pika ku ndodhen elementët e TSK-së.
Ndërsa theksohet se në një largësi 3-4 km nga pikat e vëzhgimit, ndodhen pikat e rojeve të organizatës terroriste PKK/PYD në rajonin Afrin të Halepit.
Forcat e TSK në kuadër të marrëveshjeve të arritura me Rusinë dhe Iranin në Astana të cilat janë garantuesit e armëpushimit në Siri, u dislokuan në këtë rajon natën e të enjtes.
Elementët e TSK-së të cilët ndodhen brenda Forcave të Kontrollit për Reduktimin e Tensionit në etapën e parë u vendosën në disa pika në afërsi të rajonit Afrin.
TSK me misionin e saj synon ofrimin e ndihmës në rritjen e efektivitetit të armëpushimit mes regjimit dhe opozitës, përfundimin e konflikteve, dërgimin e ndihmave humanitare, kthimin në shtëpitë e tyre të personave të shpërngulur dhe formimin e kushteve të përshtatshme për zgjidhjen e krizës në mënyrë paqësore.