Türkiye, 2 të vdekur nga rrëzimi i një avioni stërvitor
Një avion me një motor ra në një zonë të zbrazët pranë një uzine të gazit natyror në rrethin Osmangazi, tha për AA guvernatori i Bursës Yakup Canbolat
Bursa
Dy persona humbën jetën në një aksident avioni në Bursa të Türkiyes, raporton Anadolu Agency (AA).
Një avion me një motor ra në një zonë të zbrazët pranë një uzine të gazit natyror në rrethin Osmangazi, tha për AA guvernatori i Bursës Yakup Canbolat.
Avioni ishte nisur në një fluturim stërvitor nga Pamukova në provincën fqinje Sakarya, shtoi ai.
Ekipet e shpëtimit shkuan në vendngjarje pasi stafi në uzinën e gazit njoftoi autoritetet për rrëzimin.
Shkaku i rrëzimit nuk dihet ende, por hetimet janë në vazhdim, tha Canbolat.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.