Türkiye: Çarmatimi dhe shpërbërja e grupit terrorist PKK dhe degëve të tij do të monitorohet nga afër
Kryesuar nga presidenti Erdoğan, Këshilli i Sigurisë Kombëtare tha se Türkiye do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për vendosjen e stabilitetit të qëndrueshëm në Siri dhe eliminimin e të gjitha grupeve terroriste në vend

Istanbul
Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Türkiyes ka deklaruar se çarmatimi dhe shpërbërja e grupit terrorist PKK dhe degëve të tij do të monitorohet nga afër dhe me kujdes, raporton Anadolu.
Kryesuar nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, Këshilli i Sigurisë Kombëtare tha se Türkiye do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për vendosjen e stabilitetit të qëndrueshëm në Siri dhe eliminimin e të gjitha grupeve terroriste në vend.
Këshilli gjithashtu theksoi se Izraeli duhet të kthehet menjëherë në një regjim armëpushimi duke u dhënë fund politikave të gjenocidit dhe pushtimit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.