Türkiye, "deti i reve" ofron pamje përrallore
Një pamje me dron shfaqi pamjen përrallore teksa mjegulla ngrihej drejt malit

Shkup
"Deti i reve" befasues që mbulon ultësirat e maleve Kaçkar të mbuluara nga bora në qytetin Rize, në verilindje të Türkiyes, ka krijuar pamje mahnitëse, raporton Anadolu.
Rrafshnaltat e larta të Rizes, të njohura për bukurinë e tyre natyrore gjatë gjithë vitit, u shndërruan në një vend mahnitës pas motit të ftohtë dhe me shi në rajon.
Mjegulla e dendur, e cila u formua në luginën brenda Parkut Kombëtar i Kaçkarit, u filmua në detaje duke përdorur teknikën fotografi me ekspozim të gjatë.
Një pamje me dron shfaqi pamjen përrallore teksa mjegulla ngrihej drejt malit.
Fenomeni dha një shfaqje spektakolare vizuale, duke theksuar më tej peizazhet piktoreske të rajonit.
Parku Kombëtar i Kaçkarit, një destinacion popullor për entuziastët e natyrës, vazhdon të tërheqë vizitorët me transformimet e tij unike sezonale dhe pamjet mahnitëse.