Turqia

Türkiye, Kopshti Botanik i Gaziantepit mbulohet nga ngjyrat e luleve që çelin me ardhjen e pranverës

Kopshti Botanik i Gaziantepit, i cili përmban rreth 1.000 lloje bimësh, përjeton një përzierje ngjyrash me ardhjen e pranverës

Adsız Günebakan  | 18.03.2025 - Përdıtësım : 18.03.2025
Türkiye, Kopshti Botanik i Gaziantepit mbulohet nga ngjyrat e luleve që çelin me ardhjen e pranverës

Gaziantep

Kopshti Botanik në qytetin Gaziantep në Türkiye, me lulet që kanë lulëzuar me ardhjen e pranverës, është mbuluar me ngjyra të kuqe, të verdhë, të bardhë dhe portokalli, raporton Anadolu.

I ngritur në qendër të qytetit në një tokë prej 17 mijë metrash katrorë në vitin 2009, kopshti përmban rreth 1.000 bimë të përbëra nga lloje të ndryshme pemësh, shkurresh dhe lulesh.

Parku botanik, i cili përbëhet nga një pellg, urë druri, kaçube dhe shtigje guri, përjeton një përzierje ngjyrash me pranverën.

Banu Gökçek, Drejtoreshë e Degës së Kërkimit, Zbatimit dhe Prodhimit të Bimëve të Bashkisë Metropolitane, tha për Anadolu se veçanërisht të porsamartuarit vijnë për të bërë fotot e tyre në Kopshtin Botanik të Gaziantepit, i cili ka 11 kopshte të projektuara posaçërisht dhe afërsisht 1.000 lloje bimësh.

Aju thotë se kopshti bëhet edhe më i gjallë me ardhjen e pranverës, duke shtuar:

"Shumë nga bimët tona lulëzojnë dhe zbehen herë pas here, ne e vëzhgojmë këtë gjatë gjithë vitit. Në këtë kontekst, ne presim më shumë vizitorë. Vizitorët i kemi më shumë në pranverë. Zgjimi i pranverës është shumë i ndryshëm. Sapo del nga dimri, papritur ndodh shpërthimi i luleve në të gjitha pemët, lule të cilat dalin nga toka me entuziazëm, me çka edhe kopshti ynë gjallërohet. Kalimi është i saktë dhe shumë i bukur. Ne i mirëpresim të gjithë në kopshtin tonë botanik".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.