Turqia

Türkiye shënon 101-vjetorin e themelimit të Republikës

Festa kombëtare, Dita e Republikës së Türkiyes shënohet më 29 tetor për të përkujtuar shpalljen e Republikës së Türkiyes në vitin 1923

Dzihat Aliju  | 29.10.2024 - Përdıtësım : 30.10.2024
Türkiye shënon 101-vjetorin e themelimit të Republikës

Shkup

101-vjetori i shpalljes së Republikës së Türkiyes po shënohet me manifestime, programe dhe aktivitete të shumta, raporton Anadolu.

Me rastin e 101-vjetorit, presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan publikoi një mesazh, ndërkaq gjatë ditës do të kryesojë delegacionin që do të vizitojë Anıtkabirin, mauzoleumin e themeluesit të Republikës moderne të Türkiyes, Mustafa Kemal Atatürk.

Në mesazhin e tij, Erdoğan mes tjerash tha: "Na kanë mbetur pengesa të pakta për të kapërcyer dhe probleme të pakta për të zgjidhur në mënyrë që të arrijmë të ardhmen e ndritur që e quajmë Shekulli Türkiyes".

Festa kombëtare, Dita e Republikës së Türkiyes shënohet më 29 tetor për të përkujtuar shpalljen e Republikës së Türkiyes në vitin 1923. Republika u shpall nga Mustafa Kemal Atatürk, i cili më pas u zgjodh nga Asambleja e Madhe Kombëtare e vendit si presidenti i parë i Türkiyes moderne.

Një nga festat më të mëdha kombëtare shënohet nga një sërë aktivitetesh në të gjithë vendin, por edhe në përfaqësitë e Türkiyes në mbarë botën.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın