Turqia

Türkiye shkatërron 39 struktura të krimit të organizuar, arrestohen 307 të dyshuar

Ministri i Brendshëm, Yerlikaya tha se janë shkatërruar 15 grupe të krimit të organizuar dhe janë ndaluar 24 organizata të tjera kriminale përgjegjëse për armatosjen e këtyre grupeve

Seda Sevencan  | 06.10.2023 - Përdıtësım : 06.10.2023
Türkiye shkatërron 39 struktura të krimit të organizuar, arrestohen 307 të dyshuar

Istanbul

Türkiye ka shkatërruar 40 struktura të krimit të organizuar, duke çuar në kapjen e 307 të dyshuarve, njoftoi sot ministri i Brendshëm i vendit, Ali Yerlikaya, transmeton Anadolu.

Gjatë bastisjeve të njëkohshme në 31 provinca, 15 grupe të krimit të organizuar dhe 24 organizata të tjera kriminale përgjegjëse për furnizimin me armë dhe materiale të këtyre grupe u shkatërruan në operacionin e koduar Kafaz, tha Ali Yerlikaya në X.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar edhe 161 armë, 164 armë gjahu, dy armë me tyta të gjata, një sasi e madhe municionesh dhe sasi të ndryshme droge dhe çeqe/fatura.

Yerlikaya shpërndau gjithashtu një video të bastisjeve në X.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın