Türkiye, shtëpitë e zogjve të periudhës osmane vazhdojnë të përdoren edhe në ditët e sotme
Shtëpitë e zogjve të cilat janë simbole të elegancës arkitekturore si dhe dhembshurisë dhe dashurisë për krijesat e gjalla, edhe në ditët e sotme vazhdojnë të shërbejnë si shtëpi për zogjtë

Ankara
Shtëpitë e zogjve, të ndërtuara në muret e strukturave si pallate, xhami, faltore, varre dhe shatërvanë gjatë periudhës osmane, vazhdojnë të përdoren edhe sot, duke strehuar shumë lloje zogjsh edhe në struktura të reja, raporton Anadolu.
Shtëpitë e zogjve të cilat janë simbole të elegancës arkitekturore si dhe dhembshurisë dhe dashurisë për krijesat e gjalla, edhe në ditët e sotme vazhdojnë të shërbejnë si shtëpi për zogjtë.
Në anën tjetër, pëllumbat shkëmborë që njihen ndryshe si pëllumbat e egër, banojnë në zona me popullsi të dendur, veçanërisht në sheshet e qyteteve.
Në pamje vërehen shtëpitë e zogjve në Xhaminë "Melike Hatun" në lagjen Ulus dhe kalanë Estergon në lagjen Keçiören, në kryeqytetin Ankara.