Türkiye zhvillon dronin e ri kamikaz të quajtur "Azab"
Droni-kamikaz ka një rreze komunikimi prej 200 kilometrash dhe shkatërron objektivat me koordinatat GPS
Ankara
Kompania turke e teknologjisë "Robit Technology" ka zhvilluar një dron të ri kamikaz të quajtur "Azab", i cili arrin një distancë me rreze të gjatë fluturimi, raporton Anadolu.
Platforma me krahë delta, e cila ka një kapacitet të lartë të ngarkesës, i kaloi me sukses të gjitha testet e fluturimit.
Në të ardhmen e afërt është planifikuar të kryhen testet e qitjes së mjetit ajror pa pilot.
"Ne kemi bërë të gjitha testet e fluturimit. Ne kalojmë në testet e municioneve. Ne do të kryejmë teste municioni në muajt e ardhshëm," tha për Anadolu, Selçuk Fırat, drejtor i departamentit të produkteve në Robit Technology.
Testet e municionit pritet të përfundojnë në fund të shtatorit të këtij viti, tha Fırat.
"Ne jemi gati për prodhim. Do të jemi në gjendje të dorëzojmë porositë e ardhshme", shtoi ai.
Duke theksuar se lloje të ndryshme të bombave mund të integrohen me dronin Azab, Fırat tha se ai ka dy versione me hapje të krahëve me 2 metra dhe 1,5 metra.
"Azab me një hapje krahësh 2 metra mund të mbajë deri në 15 kilogramë ngarkesë", tha ai.
Droni-kamikaz ka një rreze komunikimi prej 200 kilometrash dhe shkatërron objektivat me koordinatat GPS.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.