Gökhan Ergöçün
23 Shkurt 2022•Përditësim: 23 Shkurt 2022
Mbi 75.800 automjete u regjistruan në Turqi gjatë muajit të parë të vitit, duke shënuar një rritje vjetore prej 15.7 për qind, njoftoi sot autoriteti statistikor i vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Automjetet përbënin më shumë se 55.2 për qind të të gjitha automjeteve të regjistruara muajin e kaluar, të ndjekura nga kamionët e vegjël me 21.6 për qind dhe motoçikletat me 12.6 për qind.
Deri në fund të janarit, numri i automjeteve rrugore të regjistruara në Turqi ishte rreth 25.3 milionë.
“Automjetet përbënin 54.3 për qind, kamionët e vegjël 16.3 për qind, motoçikletat 14.8 për qind, traktorët 8 për qind, kamionët 3.5 për qind, mikrobusët 2 për qind, autobusët 0.8 për qind dhe automjetet për qëllime speciale 0.3 për qind”, sipas të dhënave të TurkStat.
Ndërkohë, gjatë muajit u dorëzuan 467.240 automjete rrugore ndërsa automjetet përbënin 64.9 për qind të tyre. Automjetet rrugore të dorëzuara janë mjetet e përdorura, pronarët e të cilave kanë ndërruar nëpërmjet noterëve për një ose më shumë herë.
Ndër 41.839 automjete të reja të regjistruara, Renault përbën pjesën më të madhe me 22.4 për qind, e ndjekur nga Fiat (15.7 për qind) dhe Hyundai (8.7 për qind).