Ahmet Gençtürk
13 Janar 2021•Përditësim: 13 Janar 2021
Dy terroristë të tjerë të PKK-së u dorëzuan tek forcat e sigurisë së Turqisë si rezultat i përpjekjeve të bindjes nga xhandarmëria dhe forcat e policisë, njoftoi të mërkurën Ministria e Brendshme e vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë, ministria tha se njëri nga terroristët u bashkua me PKK-në në vitin 2010, ndërsa tjetri u bashkua me grupin terrorist në vitin 2014. Ata të dy ishin aktivë në Irak.
Numri i terroristëve që u dorëzuan përmes bindjes këtë vit ka arritur në 3, theksohet në deklaratë.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjet e 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.