Nuray Tunçay
22 Shtator 2016•Përditësim: 22 Shtator 2016
ANKARA (AA) - Njoftohet se Forcat e Armatosura Turke (TSK) në rajonin e maleve Buzul në Yüksekova të qytetit Hakkari kanë neutralizuar 6 terroristë të cilët u përcaktuan nga mjeti i armatosur pa pilot "Bayraktar", raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet ushtarake mësohet se rreth orës 07.00 sipas kohës lokale droni "Bayraktar" ka përcaktuar 6 terroristë në rajonin e malit Buzul në Yüksekova. Teksa terroristët janë neutralizuar theksohet se me zjarrin e hapur janë shkatërruar edhe disa pozicionet të terroristeve.
Në operacionet e ndërmarra kundër anëtarëve të organizatës terroriste në rajonin Hakkari që nga 4 gushti e deri tani theksohet se numri i terroristëve të neutralizuar ka arritur në 307.