Necmi Ertuş,Sıraç Karadeniz
03 tetor 2016•Përditësim: 03 tetor 2016
HAKKARI (AA) – Së paku dy ushtarë kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur gjatë sulmit të cilin pjesëtarët e organizatës terroriste PKK e kryen në provincën Hakkari në juglindje të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Një burim anonim i sigurisë për AA tha se terroristët e PKK-së sot herët në mëngjes kryen sulm ndaj patrullës ushtarake në Geckan, në distriktin Semdinli. Sulmi u krye duke aktivizuar mjetin shpërthyes në rrugë në momentin e kalimit të patrullës ushtarake.
Gjatë shpërthimit të fuqishëm humbën jetën dy ushtarë, ndërsa një tjetër i lënduar është transferuar në spitalin në Hakkari.
Forcat turke të sigurisë kanë ndërmarrë aksion të gjerë për kapjen e terroristëve në të cilin marrin pjesë edhe forcat ajrore turke.
Organizata separatist terroriste PKK gjendet në listën e organizatave terroriste në Turqi, SHBA dhe Bashkimin Evropian, ndërsa bëhet fjalë për një grup i cili tashmë më shumë se tre dekada zhvillon fushatë të armatosur kundër Turqisë.