Sinan Uslu
15 Maj 2016•Përditësim: 16 Maj 2016
ANKARA (AA) - Në përleshjen në mes të terroristëve dhe pjesëtarëve të forcave të sigurisë në zonën Daglic, të provincës turke Hakari, një ushtar ka rënë dëshmor dhe gjashtë të tjerë u plagosën, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç njoftohet në faqen e internetit të Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, të plagosurit janë transportuar në spitalin e afërt.
Në këtë konflikt u neutralizuan gjashtë terroristët, ndërsa operacionet anti-terroriste në këtë rajon janë duke vazhduar.
Në deklaratë shprehen ngushëllime për familjen e ushtarit të rënë dëshmor, kurse të plagosurve u dëshirohet shërim sa më i shpejtë.