Davut Demircan
19 Shkurt 2020•Përditësim: 19 Shkurt 2020
Në një operacion anti-drogë, 5 pasagjerë iranianë janë kapur në aeroportin ndërkombëtar "Adnan Menderes" në Izmir të Turqisë me disa kapsula heroine në stomak, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas burimeve të sigurisë, të cilët folën në kushte anonimiteti, kontrabandistët iranianë mbërritën në Turqi nga Irani javën e kaluar. Ata kishin gëlltitur gjithsej 298 kapsula që përbanin 3.385 kilogramë heroinë.
Sipas burimeve, ata u zbuluan në kuadër të një operacioni në vazhdim për të parandaluar trafikimin e drogës nga Irani.
I njëjti burim theksoi se policia e anti-narkotikëve në Izmir po monitoronte lëvizjen e 5 burrave nga Irani për më shumë se tre muaj.
Ata u ndaluan në aeroportin e Izmirit për një kontroll gjatë mbërritjes në Izmir javën e kaluar.
Fillimisht tek ata nuk u gjet asgjë, por pas një skanimi me rreze X u zbuluan qindra kapsula në stomakun e tyre.
Autoritetet po punojnë për të zbuluar dhe shkatërruar rrjetet e tyre të shpërndarjes së drogës në Turqi.