Merve Gül Aydoğan Ağlarcı
04 Nëntor 2020•Përditësim: 04 Nëntor 2020
Së paku 124 migrantë të parregullt janë ndaluar në Turqinë veriperëndimore dhe verilindore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Burimet e sigurisë njoftuan se në provincën bregdetare Çanakkale roja bregdetare turke ndaloi 102 migrantë që përpiqeshin të kalonin në Greqi pranë brigjeve të Kumburnu.
Migrantët u dërguan në qendrën lokale të riatdhesimit për të huajt.
Në një operacion tjeter në provincën verilindore Ardahan, në kufi me Gjeorgjinë dhe Armeninë, policia lokale ndaloi 22 migrantë të parregullt.
Migrantët përfshinin 20 shtetas afganë dhe dy pakistanezë.
Turqia ka qenë një pikë kryesore tranziti për migrantët e parregullt që synojnë të kalojnë në Evropë për të filluar jetë të re, veçanërisht ata që ikin nga lufta dhe persekutimi.