Erdoğan Çağatay Zontur
17 shtator 2020•Përditësim: 17 shtator 2020
Forcat e sigurisë "neutralizuan" të paktën 2 terroristë në Turqinë juglindore, njoftoi sot Ministria e Brendshme, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në kuadër të operacionit "Yildirim-1 Cudi", terroristët u vunë në shënjestër nga komanda lokale e xhandarmërisë dhe Organizata Kombëtare e Inteligjencës (MIT) në malin Cudi në provincën Sirnak, theksoi ministria.
Autoritetet turke shpesh përdorin termin "të neutralizuar" për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose kapur.
Nuk u theksua se cilit grup i përksinin terroristët, por në këtë rajon aktive ka qenë organizata terroriste PKK.
Këtë verë, Turqia nisi një seri operacionesh të sigurisë për të neutralizuar terroristët që besohet të jenë fshehur në lindjen dhe juglindjen e vendit.
Në fushatën e saj mbi 30-vjeçare terroriste kundër Turqisë, PKK, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE) ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.