Cankut Taşdan,Sertaç Bulur
15 Maj 2017•Përditësim: 15 Maj 2017
ANKARA (AA) – Në operacionet antiterroriste të kryera në Turqi mes 8 dhe 15 majit janë neutralizuar 52 terroristë, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Turqisë bëhet e ditur se pjesëtarët e forcave të sigurisë në kuadër të luftës kundër terrorizmit gjatë javës së fundit kanë kryer 483 operacione.
Për shkak të ndihmesës së terroristëve janë arrestuar 118 persona, dy nën dyshimin se lidhen me organizatën terroriste DEASH, 1.767 persona në operacionet kundër organizatës terroriste FETO dhe katër në kuadër të operacioneve kundër organizatave terroriste majtiste.
Në operacione janë neutralizuar 52 terroristë, prej tyre 38 janë vrarë, tre janë kapur, ndërsa 11 janë dorëzuar. Në Bitlis, Diyarbakir, Mardin, Erzurum, Kahramanmaras, Sirnak, Siirt dhe Bingol janë shkatërruar 49 vende të fshehura, shpella dhe strehimore të cilat terroristët i shfrytëzonin, si dhe 50 mjete shpërthyese të bëra në shtëpi dhe mina.
Pjesëtarët e forcave të sigurisë kanë konfiskuar 2.071 kilogram lëndë që përdoret në bërjen e eksplozivëve, 60 bomba dore, 170 copë armë dhe sasi të madhe të municionit.
Në kuadër të luftës kundër drogës me të cilën financohen organizatat terroriste në mbarë vendin janë kryer 776 operacione, ndërsa mes tjerash janë konfiskuar mbi dy tonë marijuanë, më shumë se 100 kilogramë heroinë, 308 kilogramë kokainë, dhe janë arrestuar 2.330 persona.
Përveç kësaj, në kuadër të aksionit kundër migracionit ilegal janë kapur 5.169 persona, prej tyre 155 në det. Po ashtu, janë arrestuar 47 persona për të cilët dyshohet se kanë organizuar migracion ilegal.
Në aksionet kundër krimit kibernetik janë kryer analiza të 1.341 urdhrave në rrjetet sociale në përbërjet e të cilave janë glorifikuar organizatat terroriste, mes të cilave gjenden FETO/PDY, DEASH, PKK, por edhe duke folur për urrejtje dhe nxitur armiqësi. Janë arrestuar 57 prej 558 persona të identifikuar.