Erdoğan Çağatay Zontur
17 Gusht 2019•Përditësim: 18 Gusht 2019
Ministria e Punëve të Brendshme e Turqisë ka njoftuar se forcat turke të sigurisë kanë neutralizuar gjashtë terroristë të PKK-së në juglindje të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Forcat e sigurisë u hakmorën kundër një sulmi terrorist të PKK-së ndaj bazës ushtarake turke në rrethin Şemdinli të provincës Hakkari, tha ministria në një deklaratë.
Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën "të neutralizuar" në deklaratat e tyre, me çka nënkupton se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose janë kapur.
Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e afro 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje.