Nilay Kar
27 shtator 2019•Përditësim: 29 shtator 2019
Turqia sot njoftoi se një terrorist i neutralizuar në mes të shtatorit u identifikua se ishte në listën kombëtare të të kërkuarve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Më 14 shtator forcat e xhandarmërisë lokale neutralizuan pesë terroristë të PKK-së në provincën lindore Van.
Në mesin e terroristëve të neutralizuar ishte Bayram Baskala me emrin e koduar Artos, i përfshirë në listën e të kërkuarve të Ministrisë së Brendshme.
Për informata për Baskalan ishin ndarë 300 mijë lira turke (52.800 dollarë) si shpërblim, njoftoi Ministria e Brendshme.
Në një deklaratë me shkrim, ministria pohon se Baskala ishte përgjegjës për disa sulme terroriste, përfshirë atë të vitit 2016 në të cilin u martirizua një efektiv i xhandarmërisë dhe dy roje të sigurisë në Van.
Në fushatën e saj terroriste mbi tre dekadashe kundër Turqisë, PKK e listuar si organizatë terroriste në Turqi, SHBA dhe BE, është përgjegjës për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.