Zehra Melek Çat,Haydar Toprakçı
19 Prill 2017•Përditësim: 19 Prill 2017
TUNCELI (AA) – Kabineti i prefektit të Tuncelit në Turqi, ka bërë të ditur se janë nxjerrë 12 trupa të pajetë nën mbetjet e helikopterit policor të llojit ”Sikorsky” i cili të martën u rrëzua në qarkun Pulumur, raporton Anadolu Agency (AA).
Në njoftim thuhet se për shkak të kushteve të pavolitshme klimatike ishte pezulluar operacioni i kërkimit i cili vazhdoi në orët e mëngjesit.
Kufomat e nxjerra nën mbetjet i janë dorëzuar Qendrës për Forenzikë në Elazig.
Në fluturake ndodheshin shtatë nëpunës policorë, një gjykatës, një nënoficer dhe tre anëtarë të ekuipazhit. Pas autopsisë do të organizohet varrimi i viktimave.