Turqi, paraburgim për të dyshuarin e FETO-s të deportuar nga Shqipëria
Gjykata vendosi të shqiptojë masën e paraburgimit me akuzat për "pjesëmarrje si anëtar në organizatë të armatosur terroriste"
![Turqi, paraburgim për të dyshuarin e FETO-s të deportuar nga Shqipëria](https://cdnuploads.aa.com.tr/uploads/Contents/2020/01/03/thumbs_b_c_6d34668ecf0afcd8bc68f5317e79d3af.jpg?v=193118)
Stamboll
Gjykata në Turqi ka shqiptuar masën e paraburgimit për të dyshuarin e organizatës terroriste FETO, Harun Çelik, i cili dy ditë më parë u deportua nga Shqipëria në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Çelik, i cili u arrestua në kuadër të një hetimi të Kryeprokurorisë Publike të Stambollit, pas përfundimit të procedurave në Policinë e Stambollit u transferua në një gjykatë me kërkesë të kryeprokurorisë.
Gjykata vendosi të shqiptojë masën e paraburgimit me akuzat për "pjesëmarrje si anëtar në organizatë të armatosur terroriste".
Çelik më herët ka qenë i dënuar disa muaj në Shqipëri, pasi u arrestua në aeroport për veprat penale "falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave" dhe "falsifikim i dokumenteve".
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.