Ahmet Bayram
18 Tetor 2016•Përditësim: 18 Tetor 2016
IZMIR (AA) – Ekipet bregdetare turke në katër ditët e fundit kanë shpëtuar nga mbytja 240 emigranatë të cilët kanë tentuar të hyjnë në ishujt grekë në mënyrë ilegale, raporton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e Zyrës së guvernatorit të provincës turke Izmir, thuhet se ekipet e rojes bregdetare në periudhën 13-16 tetor gjatë patrullimeve të rregullta kanë arritur të shpëtojnë emigrantët në mesin e të cilëve ka pasur gra dhe fëmijë.
Aksionet e shpëtimit janë zbatuar në hapësirën detare të provincave Izmir, Aydin dhe Çanakkala.
Emigrantët e shpëtuar janë me shtetësi të Sirisë, Kongos, Republikës Dominikane, Marokut, Irakut, Afganistanit dhe Eritresë.