Ömer Yıldız,İbrahim Erikan
03 Shkurt 2016•Përditësim: 04 Shkurt 2016
ADANË (AA) - Një mjet ajror pa pilot është rrëzuar sot në qytetin turk Adana, raporton Anadolu Agency (AA).
Në bazë të informacioneve të disponueshme fluturakja pa pilot është rrëzuar mbi një livadh në vendin Dogankent. E njëjta kishte fluturuar mbrëmë nga baza ajrore në Incirlik.
Pas rrëzimit të fluturakes pa pilot, ekspertët amerikan dolën në vendngjarje ku filluan një hetim lidhur me rastin.