Burak Dağ
10 Tetor 2020•Përditësim: 11 Tetor 2020
Policia turke sekuestroi 100,5 kilogramë marihuanë në një operacion anti-drogë në provincën juglindore Gaziantep të Turqisë, sipas një deklarate nga drejtoria provinciale e sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke vepruar në bazë të një informacioni, ekipi i policisë anti-drogë ndaloi dhe kontrolloi një kamion karburanti në një autostradë në Gaziantep, thuhet në deklaratë.
Kërkimi i policisë i asistuar me qen nuhatës zbuloi drogën e kontrabanduar në kamion.
Gjithashtu, një i dyshuar u arrestua në operacion.