Aziz Aslan
08 Shtator 2016•Përditësim: 08 Shtator 2016
DIYARBAKIR (AA) - Qeveria e Turqisë ka emëruar administrator për dy bashki të qytezave të Diyarbakirit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra administratorët janë emëruar për bashkinë e Surit dhe të Silvanit. Emërimet janë bërë me vendim qeverie i cili për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme është në vend të një ligji.
Në vendim thuhet se prefektët e këtyre qyteteve janë emëruar si administrator të bashkive në vend të kryetarëve, ndërsa thuhet se më vonë do të kryhen emërime edhe për 9 anëtarë në këshillin e bashkive përkatëse.
Drejtësia turke më parë kishte ngritur padi penale për kryetarët e Bashkisë Sur, Sejid Narin dhe Silvan, Yüksel Bodakçı, nën akuzën e shpalljes së vetëqeverisjes.
Për Narin kërkohet burgim i përjetshëm, nën akuzën e cenimit të sigurisë kombëtare dhe tërësisë së territorit të Kombit të Turqisë.
Ndërsa për kryetarin e Bashkisë Silvan kërkohet burgim i përjetshëm për cenimin e sigurisë kombëtare dhe të tërësisë territoriale si dhe 1 deri në 5 vite burg për propagandë të organizatave terroriste.