Turqia

Turqi, skena unike të migrimit të peshqëve në Van

Bëhet fjalë për një lloj të peshkut që gjendet vetëm në Turqi, përkatësisht është i vetmi peshk i njohur që jeton në liqenin e Vanit

Necmettin Karaca  | 19.05.2020 - Përdıtësım : 19.05.2020
Turqi, skena unike të migrimit të peshqëve në Van Foto: Necmettin Karaca/AA

Van

Liqeni i Vanit në këtë periudhë ofron skena unike të tufëve të peshkut të quajtur "alburnus tarichi", i njohur si tarek apo peshku i Vanit, që notojnë në rrjedhën e kundër drejt ujërave të ëmbla për të lëshuar vezët, raporton Anadolu Agency (AA).

Bëhet fjalë për një lloj të peshkut që gjendet vetëm në Turqi, përkatësisht është i vetmi peshk i njohur që jeton në liqenin e Vanit.

Ky udhëtim i tyre, i cili është i vështirë sepse grabitqarët janë në pritje të rastit për ta kapur atë, paraqet skena unike dhe pjesëtarët e forcave të sigurisë dhe shumë organizata joqeveritare janë duke ndërmarrë disa masa për të parandaluar peshkimin e paligjshëm të tyre.

Mijëra njerëz mblidhen çdo vit në zonën përreth lumit Deli, në qarkun Erciş, për të vëzhguar lëvizjet. Megjithatë, për shkak të pandemisë së koronavirusit, situata ka ndryshuar këtë vit.

Mustafa Akkuş nga Universitet Yüzüncü Yıl sqaron se peshqit nga Liqeni i Vanit notojnë në ujërat e ëmbla çdo vit për të lëshuar vezët.

"Këto skena të bukura janë të rëndësishme si për mirëmbajtjen e peshkimit në Liqenin e Vanit, por edhe për zhvillimin e ekoturizmit në zonë" tha Akkuş.

Ai gjithashtu thotë se rreth 110 mijë njerëz vizituan zonën vitin e kaluar gjatë festës së Fitër Bajramit.

Këtë vit, situata është dukshëm ndryshon për shkak të pandemisë. Ai beson se pasi të kalojë infeksioni, mijëra njerëz do të vijnë në këtë zonë për të parë lëvizjen e këtyre peshqve.

Akkuş gjithashtu përmendi disa masa që janë zbatuar në dy dekadat e fundit me qëllim të parandalimit të peshkimit të paligjshëm dhe ruajtjen e kësaj specie të peshkut.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.