Volkan Kaşik
01 Gusht 2016•Përditësim: 01 Gusht 2016
MALATYA (AA) - Në kuadër të operacioneve kundër organizatës terroriste DAESH në Turqi, gjatë muajit korrik janë arrestuar 64 të dyshuar. Ndërkohë gjykata vendosi për 19 prej tyre arrest me burg, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet e sigurisë thuhet se gjatë muajit të kaluar janë arrestuar një numër i madh personash si të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste DAESH. Krahas arrestimeve janë sekuestruar edhe armatime, municione si dhe broshura të ndryshme në lidhje me DAESH-in.
Si rrjedhojë e ofensivave ndaj pozicioneve të DAESH-it jasht kufinjve një numër i madh militantësh janë neutralizuar.
- Operacionet gjatë muajit korrik
5 persona si të dyshauar të organizatës terroriste të DAESH-it janë ndaluar gjatë tentativës për të hyrë në Turqi. Ndërkohë 4 nga personat e ndaluar u dënuan me arrest me burg.
Gjykata në Izmir vendosi arrest me burg për 8 nga 10 persona të arrestuar në kuadër të luftës kundër organizatës terroriste DAESH. Ata akuzohen se janë në kontakt me organizatën terroriste DAESH në Siri, financim të organizatës terroriste si dhe ndihmë ndaj kësaj organizate. Ndërsa dy persona të ndaluar si të dyshuar, pas verifikimeve janë lënë të lirë.
Pas kontrollit të ekipeve të ''analizës së rriskut'' dhe ''vlerësimit të profileve'', dy persona janë arrestuar në aeroportin Ataturk të Stambollit gjatë muajit korrik. Të akuzuar si pjestarë të DAESH-it një nga të dyshuarit kishte pasaportë ruse dhe kërgëze, ndërsa i dyshuari tjetër kishte pasaportë të Kirgizistanit, por figuronte me banim në Ukrainë. Në çantat e të dyshuarve u gjetën 4 dylbi termale për snajpera, 3 kamuflazhe ushtarake, etj.
Ndërkohë 6 persona të dyshuar si anëtarë të DAESH-it janë arrestuar në Kilis dhe Gaziantep.
Në Şanlıurfa janë arrestuar 4 sirianë të cilët ishin në përgatitje të një veprimi të paligjshëm. Gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre u gjetën armë të ndryshme dhe sasi eksplozivi.
Gjatë një operacioni në qytetin e Bursa-s u arrestua një person si i dyshuar për lidhje me organizatën terroriste DAESH, ndërsa në Hatay u arrestua një person teksa po tentonte të kalonte kufirin drejt Turqisë në rrugë të paligjshme. Personi rezultoi të kishte lidhje me organizatën DAESH.
Gjykata në Çanakale vendosi arrest me burg për 2 nga 6 personat e ndaluar si të dyshuar për ndihmë ndaj organizatës terroriste DAESH. Ndërkohë 4 të tjerët pas marrjes në pyetje u lanë të lirë.
Në një operacion të gjërë anti DAESH në Başakşehir në Stamboll 29 persona, nga të cilët 22 të huaj u arrestuan nga policia. Gjatë kërkimit në shtëpitë e tyre u sekuestruan një numër i madh materialesh elektronike të cilat përdoreshin për propagandë për DAESH-in. 22 personat e arrestuar nga policia të cilët rezultuan shtetas të huaj u dëbuan nga vendi.
Nga ana tejtër ushtria turke ashtu sikurse në muajin qershor ka vazhduar ofensivën e saj kundër pozicioneve të DAESH-it në Siri. Si pasojë e goditjeve me artileri të rëndë dhe rraketa të poizicioneve të DAESH-it një numër i madh militantësh kanë mbetur të vrarë.
Gjatë ofensivës së muajit korrik të pakëtn 33 militantë të DAESH-it janë vrarë.
- Procesi i gjygjeve
Kërkesa e pranimit të dosjes së padisë për sulmin i cili ndodhi më 10 tetor pranë stacionit hekurudhor në Ankara është pranuar nga Gjykata Penale e Ankarasë.
Në këtë dosje 36 persona janë nën akuzë, 10 nga të cilët janë duke u gjykuar në gjendje arresti. Ata akuzohen për prishjen e rendit publik, vrasjen e 100 perosnave.
Ndërkohë në procesin gjyqësor për vrasjen e 12 personave shumica e të cilëve ishin me shtetësi gjermane në xhaminë Blu në Stamboll ka 26 të akuzuar, nga të cilët 18 janë në arrest me burg. Ndërkohë gjykata gjatë procesit të kësaj dosjeje vendosi lirimin e 5 personave.
- Gjatë këtij viti janë arrestuar 1.718 persona
Në kuadër të luftës kundër organizatës teroriste DAESH, në Turqi deri më tani, janë arrestuar 5.374 persona, ndërkohë gjykata ka vendosur arrest me burg për 1.673 prej tyre.
Nga ana tjetër gjatë këtij viti numri i të arrestuarve është 1.718, nga të cilët 682 ndodhen në arrest me burg.