Dilara Hamit
15 Korrik 2020•Përditësim: 15 Korrik 2020
Ministri turk i Transportit dhe Infrastrukturës, Adil Karaismailoğlu, tha se trafiku ajror midis Turqisë dhe Rusisë do të vazhdojë nga sot.
Duke folur për Anadolu Agency (AA), Karaismailoğlu tha se "që nga sot, ne kemi rënë dakord të vazhdojmë fluturimet me Rusinë".
Karaismailoğlu tha se që nga 11 qershori Turqia ka rivendosur trafikun ajror me 31 vende, si pjesë e procesit të normalizimit pas pandemisë.
Ai gjithashtu deklaroi se negociatat për rivendosjen e linjave ajrore me 20 vende të tjera janë duke u zhvilluar.