Dildar Baykan
30 prill 2018•Përditësim: 30 prill 2018
ANKARA (AA) – Turqia dënon fuqishëm sulmet terroriste të realizuara në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Turqisë thuhet se është mësuar me një pikëllim të madh se si pasojë e sulmeve terroriste në Kabul kanë humbur jetën dhe janë plagosur një numër i madh të personave.
“Dënojmë fuqishëm këto sulme të pabesa terroriste. Urojmë mëshirën e Zotit për ata që humbën jetën, ngushëllime për të afërmit e tyre, si dhe shërim sa më të shpejtë për të plagosurit”, thuhet në deklaratë.
Kujtojmë se si pasojë e dy sulmeve të njëpasnjëshme në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, humbën jetën 25 persona.