Faruk Zorlu
08 Gusht 2019•Përditësim: 09 Gusht 2019
Turqia dëshiron të bëhet epiqendër e turizmit shëndetësor, thotë ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.
Turqia veçse ka filluar një proces për të krijuar markën e turizmit shëndetësor dhe vendi do të bëjë shpalosjen e madhe në një apo dy muajt e ardhshëm, tha ministri Koca në Panelin Editorial të Anadolu Agency (AA) në Ankara.
Si pjesë e turizmit shëndetësor në vitin 2018, gjithsej 500.000 pacientë të huaj u trajtuan në Turqi, tha Koca, duke shtuar se vendi ka bërë progres të madh në sektorin e shëndetësisë në 17 vitet e fundit.
Gjithashtu, duke folur rreth synimeve të Turqisë në sektorin e shëndetësisë, ministri tha se Turqia do të krijojë atashe të shëndetësisë dhe qendra të avancuara të diagnostifikimit në shtete të caktuara në periudhën në vijim.
Rusia, Ukraina, Azerbajxhani, Iraku, Bahrejni dhe Katari mund të jenë shtetet e synuara, tha ai, duke shtuar se shërbimet e diagnostifikimit dhe ndjekjes së gjendjes do të mundësohen përmes qendrave të avancuara të diagnostifikimit në këto shtete.
Qendrat e avancuara të diagnostifikimit kanë për qëllim që të mundësojnë shërbime të kontrollit dhe ndjekjes së gjendjes së pacientëve të cilët kthehen në shtetet e tyre pasi marrin trajtim mjekësor në Turqi.