Merve Gül Aydoğan Ağlarcı
27 Korrik 2020•Përditësim: 27 Korrik 2020
Turqia ka nisur fazën e tretë të operacionit të brendshëm antiterrorist, njoftoi sot Ministria e Brendshme e këtij vendi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Brendshme tha se operacioni Yildirim-3 Mt. Agri është duke u zhvilluar në provincat lindore Agri dhe Igdir si dhe provincën verilindore të Karsit.
Operacioni nisi për të "eliminuar plotësisht grupin terrorist separatist nga agjenda e vendit dhe për të neutralizuar terroristët që po strehohen në rajon".
Gjithsej 1.170 pjesëtarë të personelit të sigurisë, përfshirë komandot e xhandarmërisë dhe forcat speciale të policisë si dhe rojet e fshatit marrin pjesë në operacion, thuhet në njoftim.
Operacionet kundër terroristëve në rajon do të vazhdojnë pa ndërprerje, vuri në dukje njoftimi.
Më parë, ministria tha se operacioni Yildirim-2 Cilo ka nisur më 19 korrik për të neutralizuar terroristët e PKK-së në rajon.
Operacioni Yildirim-3 Cilo gjithashtu përfshin gjithsej 1.106 personel sigurie përfshirë komando të xhandarmërisë, forcat speciale të xhandarmërisë, forcat speciale të policisë dhe ekipe lokale të sigurisë.
Në fushatën e saj mbi 30-vjeçare terroriste kundër Turqisë, PKK, e radhitur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian ka qenë përgjegjës për vdekjen e afër 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.