Turqia

Turqia lë prapa shumë vende evropiane në lexim të librave

Turqit lexojnë libra shtatë minuta në ditë, po aq sa edhe shtetasit e Luksemburgut dhe Gjermanisë, duke i lënë mbrapa shumë shtete evropiane, përfshirë Britaninë, Spanjën dhe Holandën

Ata Ufuk Şeker  | 24.04.2018 - Përdıtësım : 24.04.2018
Turqia lë prapa shumë vende evropiane në lexim të librave

Bruksel

BRUKSEL (AA) - Turqia ka lënë prapa shumë vende evropiane për sa i përket kohës së ndarë brenda ditës për lexim librash, transmeton Anadolu Agency (AA).

Me rastin e 23 Prillit, Ditës Botërore të Librit, Instituti Statistikor i Evropës (Eurostat) ka publikuar rezultatet e një hulumtimi të kryer mes viteve 2008-2015 në 15 shtete.

Estonezët ndajnë mesatarisht 13 minuta në ditë për të lexuar libra, ndërsa pas tyre radhiten polakët dhe finlandezët me nga 12 minuta.

Sipas hulumtimit, hungarezët ndajnë dhjetë minuta në ditë për lexim, ndërsa shtetasit grekë nëntë.

Turqit lexojnë libra shtatë minuta në ditë, po aq sa edhe shtetasit e Luksemburgut dhe Gjermanisë, duke i lënë mbrapa shumë shtete evropiane, përfshirë Britaninë, Spanjën dhe Holandën.

Më së paku në Evropë libra lexojnë francezët me dy minuta të ndara në ditë, si dhe austriakët, italianët dhe rumunët me nga pesë minuta.

Nga ana tjetër, rreth dhjetë për qind e turqve theksojnë se aktiviteti i tyre themelor kutlruror është leximi i librave, ndërsa ky numër në Finlandë dhe Poloni është 16,8, përkatësisht 16,4 për qind.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın