Turqia

Turqia kundërshton sanksionet e njëanshme të SHBA-ve për sistemin S-400

Duke iu referuar përpjekjeve të Turqisë për blerjen e raketave Patriot të SHBA-ve, ministria turke theksoi se "kushtet që e detyruan Turqinë të merrte sistemet S-400 janë të njohura"

Ogün Duru  | 14.12.2020 - Përdıtësım : 15.12.2020
Turqia kundërshton sanksionet e njëanshme të SHBA-ve për sistemin S-400 Foto: AA/Arhiv

Ankara

Turqia ka kundërshtuar sanksionet e reja të SHBA-ve ndaj vendit për shkak të blerjeve të saj të sistemit të mbrojtjes raketore, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Dënojmë dhe mohojmë vendimin për vendosjen e sanksioneve të njëanshme kundër Turqisë pasi u njoftua sot nga SHBA-të në kontekstin e blerjes të sistemit të mbrojtjes ajrore S-400 nga Turqia", tha Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë.

Më tej, duke iu referuar përpjekjeve të Turqisë për blerjen e raketave amerikane Patriot, në njoftim ministria turke theksoi se "kushtet që e detyruan Turqinë të merrte sistemet S-400 janë të njohura".

"Presidenti (Donald) Trump vetë në shumë raste ka pranuar se blerja e Turqisë ishte e justifikuar", theksoi ministria.

Pretendimet e SHBA-ve se sistemet S-400 do të rrezikojnë sistemet e NATO-s janë të pabaza, theksoi ministria, duke shtuar se Turqia vazhdimisht ka propozuar adresimin e çështjes në një mënyrë objektive, realiste dhe politikisht të paanshme përmes një grupi të punës me pjesëmarrjen e NATO-s.

"Rekursi i SHBA-ve ndaj sanksioneve të njëanshme, duke refuzuar propozimin tonë për të zgjidhur këtë çështje përmes dialogut dhe diplomacisë, siç u përshtatet dy aleatëve, është plotësisht e pakuptimtë. Turqia do të ndërmarrë hapat e nevojshme kundër këtij vendimi, i cili do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet tona dhe do të hakmerret në një mënyrë dhe në kohën që e gjykon të përshtatshme. Turqia nuk do të përmbahet kurrë nga ndërmarrja e masave të nevojshme për të ruajtur sigurinë e saj kombëtare", tha ministria turke.

Ajo po ashtu u bëri thirrje SHBA-ve të rishqyrtojnë "vendimin e padrejtë" për sanksione dhe t'i shmangen një gabimi.

Blerja e sistemit të mbrojtjes ajrore ruse S-400 nga Turqia shkaktoi që SHBA të largojë Turqinë nga programi F-35 në muajin korrik të vitit 2019.

SHBA pretendon se sistemi mund të përdoret nga Rusia për të zbuluar fshehurazi detaje të klasifikuara në avion dhe se ky sistem është i papajtueshëm me sistemet e NATO-s.

Megjithatë, Turqia kundërshton duke theksuar se sistemi S-400 nuk do të integrohet në sistemet e NATO-s dhe nuk do të përbëjë kërcënim për aleancën. Ajo po ashtu ka propozuar një grup pune për të shqyrtuar çështjen.

Turqia po ashtu ka theksuar se bleu sistemet ruse pasi SHBA për vite me radhë refuzoi përpjekjet e saj për të blerë raketat amerikane Patriot.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın