Gözde Bayar
14 Tetor 2021•Përditësim: 14 Tetor 2021
Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, përsëriti mbështetjen e vendit të tij për stabilitetin dhe prosperitetin e Libisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Pas takimit të zhvilluar në Ankara me homologen e tij libiane, Najla Mangoush, ministri Çavuşoğlu përmes një postimi në rrjetet sociale njoftoi se janë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet tjera në agjendë.
"Ne do të vazhdojmë të kontribuojmë në stabilitetin dhe prosperitetin e Libisë", u zotua kryediplomati turk.
Në lidhje me zgjedhjet e ardhshme në Libi, Çavuşoğlu tha se zgjedhjet duhet të jenë të lira, të drejta dhe të besueshme.
Sipas një udhërrëfyesi të mbështetur nga Kombet e Bashkuara (OKB), zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Libi janë planifikuar të mbahen më 24 dhjetor.