İsmail Çimen
23 prill 2019•Përditësim: 24 prill 2019
Turqia sot shënon festën e Sovranitetit Kombëtar dhe Fëmijëve dhe në të njëjtën kohë 99-vjetorin e themelimit të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), raporton Anadolu Agency (AA).
Me rastin e kësaj dite, kryetari i kuvendit, Mustafa Şentop, kryesoi një delegacion të zyrtarëve në një vizitë në mauzoleun Anitkabir të Ataturkut në Ankara.
Turqia sot shënon festën e Sovranitetit Kombëtar dhe Fëmijëve dhe në të njëjtën kohë 99-vjetorin e themelimit të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM). ( Binnur Ege Gürün - Anadolu Agency )
Turqia sot shënon festën e Sovranitetit Kombëtar dhe Fëmijëve dhe në të njëjtën kohë 99-vjetorin e themelimit të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM). ( Binnur Ege Gürün - Anadolu Agency )
Şentop u shoqërua nga zv/presidenti i vendit, Fuat Oktay, ministra nga kabineti qeveritar, deputetë dhe të tjerë.
Në kuvend më vonë është mbajtur seancë speciale kushtuar kësaj dite, në të cilën mori pjesë edhe presidenti i vendit, Recep Tayyip Erdoğan.
Gjatë ditës në të gjithë Turqinë me aktivitete të ndryshme do të vazhdojnë manifestimet, kurse ngjarja qendrore u mbajt në kryeqytetin Ankara.
Festa shtetërore e Sovranitetit Kombëtar dhe Ditës së Fëmijëve festohet më 23 prill, në ditën kur në vitin 1920 u hap Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë. Kjo datë festohet në prani të fëmijëve nga e gjithë bota.
Në këtë ditë në vitin 1924, u vendos që data e themelimit të Kuvendit të Madh Popullor të shënohet si festë kombëtare. Pesë vjet më vonë, më 23 prill 1929, kjo festë iu është dhuruar fëmijëve. Që nga viti 1929 festohet si Dita e Sovranitetit Kombëtar dhe në të njëjtën kohë si Dita e Fëmijëve.