İsmet Karakaş
30 Korrik 2017•Përditësim: 30 Korrik 2017
ANKARA (AA) – Tërmet prej 4,3 ballësh është regjistruar në qarkun Bodrum të qytetit Mugla në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate nga Agjencia shtetërore për menaxhim me kriza (AFAD), rreth orës 10.15 në në Bodrum është regjistruar një termet prej 4,3 ballësh.
Tërmeti i cili është ndjerë në rrethinën e Bodrumit, është në thellësi prej 6,72 kilometrave.