Yıldırım: Në Stamboll fituam zgjedhjen
Yıldırım deklaroi se Stambollin do ta shndërrojnë në një qytet ku 15 milionë qytetarë jetojnë të lumtur dhe në paqe

Stamboll
Binali Yıldırım, kandidat i Partisë për Zhvillim dhe Drejtësi (AK Parti) për kryetar të bashkisë metropolitane, në deklaratën e tij tha se në Stamboll kanë fituar zgjedhjen, raporton Anadolu Agency (AA).
Në fjalimin në selinë e partisë së tij në qytetin e Stambollit, Yıldırım njoftoi se në Stamboll kanë fituar zgjedhjen.
"I falënderoj shumë qytetarët e Stambollit në këtë proces për mandatin që na e kanë dhënë", u shpreh Yıldırım.
"Shpresoj që rezultatet të jenë në të mirë të Stambollit dhe vendit tonë. Faleminderit Stamboll", shtoi ai.
Yıldırım deklaroi se Stambollin do ta shndërrojnë në një qytet ku 15 milionë qytetarë jetojnë të lumtur dhe në paqe.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.