Merve Aydoğan
15 Mars 2018•Përditësim: 15 Mars 2018
BAKU (AA) – Reformat në OKB-në e pafuqishme për t'u dhënë fund konflikteve, janë një “domosdoshmëri”, deklaroi të enjten kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një fjalim të tij në Baku të Azerbajxhanit ku po qëndron për një vizitë zyrtare, Yıldırım tha se një OKB e përqendruar në zgjidhjen e problemeve dhe jo në rivalitetet e shteteve, është një domosdoshmëri e pashmangshme.
“Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara është i paaftë për t'u dhënë përgjigjen e duhur rivaliteteve (ndërkombëtare), pasi njëkohësisht humanizmi po vdes me përdorimin e armëve kimike, ndërkohë që KS-OKB është i paaftë t'i japë fund kësaj dhune”, tha ai.
Më herët edhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, kritikoi Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të cilin e quajti të paaftë për të garantuar respektimin e armëpushimit në Siri, duke e quajtur përbërjen e tij si jopërfaqësuese.
Kryeministri i Turqisë po qëndron në Baku në kuadër në forumit të 6-të Global, i cili këtë vit ka vënë theksin tek “Urat që afrojnë dhe krijimi i shoqërive Inkluzive".